Presidenti Meta videomesazh: Burimi i aferës së inceneratorëve, selia e Këshillit të Ministrave
Presidenti Ilir Meta ka risjellë përmes një videomesazhi qëndrimin e tij për reformën në drejtësi. Në një mesazh në rrjetet sociale kreu i shtetit theksoi se reforma në drejtësi është kapur, ndërsa mori si shembull skandalin me inceneratorët.
Reagimi i plotë i Metës
Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?
Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave.