Presidenti Meta vijon takimet në Turqi, pritet nga lideri i opozitës: Forcim i miqësisë dhe partneritetit strategjik
Presidenti Ilir Meta vijon takimet zyrtare në Turqi ku këtë herë është pritur nga lideri i opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu. Kreu i shtetit bën me dije se kanë disktuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa thekson se e ka ftuar Kiliçdaroglun për një vizitë në Tiranë. “Më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij”.
Postimi i plotë
I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.
Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.
E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi.