Presidenti Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës

Presidenti Ilir Meta ka qenë dje në një vizitë në familjen e Klodian Rashës, të ndjerit që u vra nga një efektiv policie në Tiranë.

Mësohet se Presidenti Meta është pritur nga prindërit e Klodianit dhe të afërm të familjes.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej. Më parë familja e të ndjerit është vizituar disa herë nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?