Presidenti Meta vizitë në memorialin e Besëlidhjes së Mesaplikut

Presidenti Ilir Meta ka vizituar kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se ajo ishte një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.

“Kënaqësi të vizitoja kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besëlidhja e Mesaplikut luajti rol të rëndësishëm për të ndezur ndjenjat patriotike për liri dhe ishte një burim frymëzimi edhe për bashkimin dhe ngritjen e Labërise dhe gjithë Jugut në Luftën e Vlorës në vitin 1920″- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook, ku ka ndarë dhe disa foto nga kjo vizitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?