Presidenti Meta vizitë në Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Estoni, me ftesë të Drejtorit  Kolonelit Jaak Tarien, ka zhvilluar edhe një vizitë në Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se, me Drejtorin, Kolonel Tarien “patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.”

Në vijim postimi i plotë i Metës

Swiss Digital Desktop Reklama

I nderuar të vizitoja Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien.
Patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.
Mbrojtja kibernetike, element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATO-s. ?? #WeAreNATO

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?