Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e kulturës shqiptare në Paris
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Paris, ku mori pjesë në Forumin për Paqen, ka takuar edhe përfaqësues të shoqatave të komunitetit shqiptar në Francë.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetet shkruan se ka vizituar “La Maison de l’Albanie”, ndërsa thekson se komuniteti ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike e miqësore me Francën.
“Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë”,- shkruan ndër të tjera Presidenti Meta.
Në vijim postimi i plotë i Kreut të Shtetit
Shumë i lumtur të vizitoja “La Maison de l’Albanie”, shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë.
Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.
Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë. ?????