Presidenti Meta viziton Bylysin: Nuk duhet ta lini pa e parë!
Presidenti Ilir Meta këtë fundjavë ka udhëtuar drejt Bylysit, një vend që siç thotë, nuk duhet lënë pa e parë.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta ka takuar edhe një figurë të dashur për gjithë publikun shqiptar, prezantuesen ikonë, Silvana Braçe.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook
Një vizitë e paharruar në Bylisin antik, dëshmi madhështore e qytetërimit dhe e civilizimit të hershëm të popullit tonë, që nuk duhet ta lini pa e parë.
I lumtur të takoja Perëndeshën e ekranit shqiptar, prezantuesen e dashur të çdo brezi, Silvana Braçe, që me praninë e saj i risolli këtij qyteti magjik ilir, bukurinë dhe fisnikërinë e përhershme të gruas shqiptare.