Presidenti Meta viziton lagjen historike të Palermos: S’kishte kënaqësi më të madhe (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka vizituar lagjen historike të qytetit të Palermos, në shoqërinë e kryebashkiakut Leoluca Orlando.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se u lumturua kur dëgjoi nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton aty.
Mesazhi i plotë i Metës:
🇦🇱❤️🇮🇹 I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, z.Leoluca Orlando vizitova dje pasdite lagjen historike të këtij qyteti të mrekullueshëm.
Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të përshëndetesha me shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë italiane, nga Gjirokastra dhe Tirana, krenarë për origjinën e tyre. 👐
I lumtur të dëgjoja nga Kryebashkiaku Orlando vlerësimet më të mira për shqiptarët dhe Komunitetin Arbëresh që jeton këtu, shembull i marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve tanë.