Presidenti Meta vlerëson ambasadoren franceze me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Diplomates franceze, ky vlerësim ju akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u vlerësoi kontributin e ambasadores për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.  Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira.  Ne kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet. Kristinën e vlerësoj për sinqeritetin dhe drejtësinë e gjykimit dhe vlerësimit, si diplomate që respekton, në rradhë të parë, institucionet e vendit pritës, që ndihmon pa asnjë përpjekje për të diktuar, apo marrë protagonizëm të pa merituar. Përveç profesionalizmit, një vlerë e saj është edhe thjeshtësia, ndaj e vlerësojmë si një mike të dashur dhe të besueshme për të gjithë”,- tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja franceze Christine Vassak shprehu mirënjohjen  dhe kënaqësinë e saj për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?