Presidenti Meta vrap nga liqeni me një ndër themeluesit e PS-së: Përherë kënaqësi
Politikë E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 09:20
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar një foto ku shihet krah Kastriot Islamit, ku të dy kanë dalë për vrap nga liqeni.
“Mirëmëngjes! Me Profesor Kastriot Islamin, përherë kënaqësi të takohesh!”, shkruan krahas fotos kreu i shtetit.
Presidenti Meta duket se e ka kthyer në një zakon të përditshëm vrapin e mëngjesit nga zona e liqenit Artificial. Thuajse çdo ditë ai poston në rrjete sociale, pamje nga shëtitjet e tij në natyrë.