Presidenti Meta: Vrasja e kreut të ISIS, lajm shumë i mirë për njerëzimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar në lindhje me njoftimin për vrasjen e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e Presidentit amerikan, Donald Trump, ku konfirmon vdekjen e liderit të ISIS, Presidenti Meta shruan se “Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.”

Në vijim reagimi i plotë i Presidentit Meta

Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!

 

SHKARKO APP