Presidenti Meta zbret në terren për të ndjekur procesin e votimit në Elbasan: Të parandalohen incidentet
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zbritur në terren në ditën e zgjedhjeve.
Kreu i Shtetit ka mbërritur në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit.
Ndërkohë që dhe këshilltarët e tij janë shpërndarë në tre qarqe.
Meta ka folur në lidhje me incidentet që kanë ndodhur mëngjesin e ditës së sotme duke shtuar se duhet të rritet gatishmëria për çdo veprim që mund të ndodh në qendrat e votimit.
“Të zbardhet ngjarja e Elbasanit dhe të rritet gatishmëria për çdo veprim, që mund të dëmtonte sot atmosferën në Elbasan, sepse përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme, sidomos për policinë dhe prokurorinë.Opozita është e përgjegjshme dhe e kujdeshsme dhe do të bëjë më të mirën për mbarëvajtjen e këtij procesi. Qytetarët të vendosin të lirë, ndaj çdo lloj presioni që u është bërë.”