Presidenti Milatoviç fjalim në Kuvend: Kroacia mbështet Integrimin e Shqipërisë në BE
Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot seancën e posaçme për Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizite zyrtare. Milanoviç më herët zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas u prit edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij para deputetëve, presidenti kroat tha se Shqipëria dhe Kroacia ndajnë lidhje të shumta historike, ku edhe shprehu falënderimet për pritjen.
“Të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj, kam nderin që jam në Tiranë sot. Dëshiroj të përshëndes në emër të Kroacisë pritësit tanë në Kuvend, ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj. Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike”, tha Milanoviç.
Po ashtu presidenti theksoi edhe se përgëzon Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. ”Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike”.