Presidenti Nishani dekoroi me “Flamurin Kombëtar” Princin e Maltës

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nderuar me dekoratën e flamurit kombëtar Princin dhe kreun e Urdhrit të Maltës Fra’ Matthew Festing.

Për kontributin e vecantë në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë e Maltës, duke ndihmuar me një sërë projektesh socio-shëndetësore, sidomos në veri të Shqipërisë për asistëncën shëndetësore e arsimore të shtresave në nevojë, si dhe për asistencën civile në luftën e Kosovës në vitin 1999.

SHKARKO APP