Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë festojnë festivalin tradicional hebre të Dritave

 

Në mjediset e Institucionit të Kreut të Shtetit shqiptar u kremtua për të tretin vit radhazi, festa hebraike e Hanukas, Festivali i Dritave e i lirisë së besimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Parlamentit, të Qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të Bashkësisë Hebreo-Shqiptare, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe personalitete të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, pak para se të niste rituali i ndezjes së qirinjve, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u shpreh  i gëzuar për kremtimin me miqtë izraelitë të kësaj feste që tashmë është kthyer një traditë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e tij drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit, vuri në dukje simbolin e kësaj feste, dritën, për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve ngjarjet e 25 viteve më parë kur populli shqiptar doli nga errësira diktatoriale në dritën e lirisë dhe demokracisë. Me frymën që përcjell festa, ai bëri thirrje për besim tek e nesërmja, “më shpresëdhënëse e më e ndritshme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Festivali i Dritave na kujton çdo vit se përpjekjet e pareshtura dhe lufta për liri dhe të drejta të barabarta, sidomos për ushtrimin lirshëm të besimit fetar, nuk kanë reshtur ende. Nga koha e Makabenjve të lashtë deri tani, despotët dhe diktatorët janë munduar t`u mohojnë njerëzve shprehjen e lirë të besimit të tyre dhe të drejtën e ligjshme për të jetuar të lirë. Hanuka simbolizon luftën heroike të të gjithë popujve, që duan të mundin shtypje të tilla dhe mrekullinë që mund të bëjnë ata, të cilët janë të mbushur me besim dhe kurajë. Aq më e prekshme dhe aktuale bëhet kjo festë sot kur ne në Shqipëri sapo kemi kremtuar 25-vjetorin e rrëzimit të komunizmit, daljen tonë si popull nga errësira diktatoriale në dritën e lirisë dhe demokracisë, krahas vendeve dhe popujve të tjerë evropianë, në gjirin e të cilëve duam të integrohemi edhe de jure. Për ironi të fatit, 25 vite më parë, protestat studentore nisën më 8 dhjetor 2015 pas djegies së transformatorit në Qytetin Studenti, duke kërkuar në fillim drita, e më pas duke u kurorëzuar me fitoren e pluralizmit politik dhe nxjerrjes së mbarë popullit shqiptar në dritën e shndritshme të lirisë.” – tha mes emocionesh të veçanta Presidenti Nishani.

Më tej, Kreu i Shtetit, theksoi se: “Hanuka nuk është vetëm kohë për të kremtuar besimin dhe traditat e popullit hebre, por edhe çasti i volitshëm për të nënvizuar se mirësia dhe përparimi do të triumfojnë gjithmonë kundër errësirës, së keqes dhe prapambetjes. Le ta kremtojmë të gjithë së bashku shqiptarë dhe izraelitë për të gjetur frymëzimin dhe besimin e duhur që e nesërmja do të jetë edhe më e mirë, më shpresëdhënëse e më e ndritshme, sidomos për fëmijët dhe brezat e rinj.”

Me kënaqësinë e veçantë Presidenti i drejtoi përshëndetjet e tij më të përzemërta bashkësisë të vogël hebreje në Shqipëri si hebrenjve në mbarë botën.

Në mbyllje të fjalës, Kreu i Shtetit vlerësoi se miqësinë dhe mirëkuptimin mes dy vendeve, e  cilat  u forcuan veçanërisht gjatë periudhës së errët të Shoahut  si dhe uroi që kjo miqësi të thellohet e forcohet më tej.

Me ketë rastAmbasadori i Shtetit të Izraelit,  Boaz Rodkini shprehu mirënjohjen Presidentit Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani për hapjen e Institucionit për festimet e Hanukas si dhe për faktin që e kanë shndërruar në traditë duke theksuar:“Gjatë tetë ditëve të Hanukas, ne festojmë lirinë që është fituar më shumë se 2000 vjet më parë. Në të vërtetë, ne gjithashtu festojmë sot këtu liritë që ne gëzojmë sot, me Izraelin si shtëpinë kombëtare të popullit hebre, dhe këtu në Shqipëri, 25 vjet pas rivendosjen e demokracisë. Sot, urrejtja, nxitja dhe terrorizmi kërcënojnë të gjithë botën. Përballë këtyre kërcënimeve, ne duhet të jemi të patundur dhe të fortë si shkëmbi për besimet tona në lirinë, drejtësinë dhe vlerat e traditës sonë dhe të demokracisë.”

Në përfundim të ceremonisë të pranishmit ndoqëntre këngë të “Banu hosheh legaresh”, “Ha nerot ha lalu” dhe “Kur perëndon dielli” të interpretuara me virtuozitet nga kori i Liceut Artistik nën drejtimin e Etrit Adamit, shijuan gatimet dhe ëmbëlsirat e Hanukas si dhe i uruan njëri-tjetrit një vit të ri 2016 me lumturi e plot shëndet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?