Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi po pengon hapjen e dosjeve
Nga Malësia e Madhe, ku ka marrë pjesë në 71-vjetorin e Lëvizjes Anti-Komuniste, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka kritikuar ligjin e hapjes së dosjeve.
“ Krimet e komunizmit janë të padënuara. Dosjet e komunizmit kanë 71 vite të pahapura. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund të jetë i plotë pa ligjin e Lustracionit” është shprehur Kreu i Shtetit.
Më tej Nishani ka deklaruar se nën pretekstin e reformës në drejtësi, po tentohet të ndalohet dënimi i krimeve të komunizmit, pasi sipas tij ekziston një nen që e ndalon atë.
“Një provokim i rëndë për memorien e kombit. I bëj thirrje deputetëve ta rrëzojnë këtë nen,” ka thënë Nishani. Sa i përket projektligjit të pronave, Presidenti është shprehur se “para pak vitesh askush nuk do e besonte se do vinte ligji i konfiskimit të pronës”. Deklarata e presidentit erdhi pak ditë pasi vendosi të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pronave të miratuar në Kuvend pa asnjë ndryshim.
KOHA JONË SONDAZH

