Presidenti Nishani uron Vitin e Ri shqiptarëve

 

Ka përmendur eksodin e ri të shqiptarëve, familjet në nevojë që nuk i kanë mundësitë as për të kremtuar natën e ndërrimit të viteve, si drama të shqiptarëve që duhet të bëjnë politikën të reflektojë: Të lërë retorikat dhe të punojë në shërbim të halleve të përditshme të qytetarëve. Këtë apel të fortë i bën vendimmarrësve presidenti i Republikës Bujar Nishani në video-mesazhin e fundvitit ku uron Vitin e Ri për mbarë shqiptarët.

"Vështirësitë dhe dramat e qytetarëve le të jenë një apel i ri për vendimmarrësit, për drejtuesit e institucioneve dhe politikanët në veçanti  për të bërë atë që presin shqiptarët prej tyre. Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe arbitraritetit, një vëmendje më e madhe për realitet e shtresave në nevojë, përbëjnë imperativin e kohës për Shqipërinë dhe përgjegjësinë tonë të drejtpërdrejt ndaj brezave të ardhshëm, ndaj fëmijëve tanë. Nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme. Vendi ka nevojë për më shumë punë, më shumë shpresë, më shumë dialog, vendi ka nevojë më shumë pozitivitet. Urimi im dhe besoj i gjithë shqiptarëve është që viti 2016 të shënojë një kthesë të fortë dhe pozitive  në gjithë politikbërjen në vend në shërbim të vlerave të dinjitetit njerëzor të gjithësecilit, të lirisë, të barazisë para ligjit, të solidaritet, të shërbimit me devotshmëri të qytetarëve të vendit, halleve të tyre të përditshme", – u shpreh Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?