Presidenti Nishani vlereson marreveshjen mazhorancë-opozitë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Rezolutën e miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë, si një akt që dëshmon pjekuri politike tek të gjitha palët.

Presidenti Nishani duke e përshëndetur vullnetin e mirë për të rikthyer normalitetin e domosdoshëm të jetës parlamentare në vend, u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që t’u qëndrojnë e zbatojnë me besnikëri, vendosmëri dhe në bindje të plotë angazhimeve të ndërmarra ndërsjelltas.

“Ky është një hap pozitiv në vigjilje të vitit të ri, gjatë të cilit qytetarët shqiptarë presin nga klasa politike më shumë punë për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast, Presidenti Nishani vlerëson angazhimin dhe vëmendjen në rritje që Bashkimi Europian po i kushton zhvillimit të mëtejshëm të vendit në të gjitha drejtimet, si dhe posaçërisht rolin shumë të dobishëm të eurodeputetëve që u angazhuan për normalizimin e jetës parlamentare në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?