Presidenti përkujton lojtarin e madh Arben Minga në ditën e tij të lindjes

Presidenti përkujton lojtarin e madh Arben Minga në ditën e tij të lindjes

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot lojtarin e madh të futbollit, Arben Minga në ditën e tij të lindjes. Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një video me disa nga golat më të bukur të shënuar nga Minga.

Postimi i plotë kreut të shtetit në Facebook:

“Minuta e 2’ stadiumi pse heshti? Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”

“Kush i rren kto mrojca,

Kush i bon kto xhibla,

Kush i shlon kto predha,

Pallaveshi Minga,

Kush i shlon kto predha,

15 katëshi Minga”

E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.

Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”.

“Minuta e 2’ stadiumi pse heshti?

Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”

SHKARKO APP