Presidenti përshëndet kthimin e vogëlushit nga Siria

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur sot lirimin e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha nga kampi Al Hol në Siri dhe nisjen e tij drejt Italisë, ku po e pret me padurim babai dhe dy motrat.

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!” shkruan Meta në Fb dhe publikon pamjet e vogëlushit që hyn në një makinë, për t’u larguar nga Siria.

Presidenca nuk ka dhënë detaje, por nga mediat e huaja është mësuar se kreu i shtetit Ilir Meta ka luajtur një rol të rëndësishëm në lirimin e të voglit nga kampi ku mbahen familjet e militantëve të Sirisë nga e gjithë bota.

SHKARKO APP