Presidenti pret raporteren e PE: Qëllimi i kësaj mazhorance, rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”

Presidenti Ilir Meta është takua sot me raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos. Duke vlerësuar rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave, Presidentit Ilir Meta ka deklaruar se aktet e fundit të qeverisë kundër Kushtetutës së vendit shkojnë kundër integrimit të vendit në BE.

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar. Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian”,- shprehet Meta në një mesazh në Facebook.

Kreu i shtetit shton se “miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore””.

Swiss Digital Desktop Reklama

LEXONI EDHE…

Swiss Digital Mobile Reklama

PD: Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. SPAK të nisë hetimet

Ylli Manjani: Të gjithë në PS e pranojnë që kanë shkelur Kushtetutën

Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Deputeti: Gjonaj që nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, akuzon Presidentin

SPAK bëjë arrestime për dosjen e Gjykatës Kushtetuese, falsifikimet janë haptazi kriminale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?