Presidenti pret sot Ramën e Bashën. Diskutohet për datën e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do të presë sot në Presidencë Kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, për të nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Ramën do ta shoqërojë Taulant Balla. Siç u konfirmua dje, takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.

Ndërkohë lideri demokrat Lulzim Basha do të jetë 1 orë pas Ramës në Presidencë, më 12:00, teksa Presidenti pret edhe Luan Ramën nga LSI si dhe nga opozita parlamentare, Rudina Hajdarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se socialistët në takimin me kreun shtetit do to propozojnë si datë zgjedhjesh 9 majin, ditën e fitores kundër fashizmit, e cila njihet edhe si dita e Europës.  Ndërsa demokratët i duan zgjedhjet në datën më të afërt. Në periudhën zgjedhore data më e afërt është 18 prilli dhe pikërisht  ajo pritet të propozohet në tryezën e e Presidentit nga opozita jo parlamentare

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?