Presidenti: Reforma në drejtësi nuk po ecën me ritmin e duhur

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe përsëriti mirënjohjen për angazhimin e palodhur të Bashkimit Evropian, përfshirë Parlamentin Evropian, për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Duke siguruar se procesi i integrimit të vendit konsiderohet si një proces që u përket në radhë të parë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi se ruajtja e fokusit dhe ndihmës së BE-së është kyçe për ecurinë e mëtejshme të procesit.

Në përgjigje të interesit të eurodeputetëve lidhur me situatën e përshkallëzuar politike në vend, Presidenti vuri në dukje se progresi i reformave është ngushtësisht i lidhur me klimën politike dhe shoqërore. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës u shpreh se do të qëndrojë fort në mbështetje të parimeve dhe standardeve evropiane për dekriminalizimin e politikës, administratës shtetërore dhe të gjitha niveleve të vendimmarrjes së jetës publike, për luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për avancimin e reformës në sistemin e drejtësisë, e cila ende nuk po njeh zhvillim me ritmet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar marrëveshjes politike të arritur mes forcave politike parlamentare me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, Presidenti Nishani siguroi anëtarët e delegacionit ndërparlamentar se do të vazhdojë të përdorë të gjithë autoritetin që buron nga Kushtetuta për të kërkuar zbatimin rigoroz dhe të paekuivok të Rezolutës së miratuar me konsensus në Parlamentin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e Delegacionit të eurodeputetëve vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka pritshmëri shumë të larta për Shqipërinë, veçanërisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, duke theksuar se në radhë të parë mbetet përgjegjësi e autoriteteve shqiptare për të përmbushur 5 prioritetet si dhe për të zbatuar marrëveshjen që kanë arritur bashkarisht, e për të cilën është investuar dhe Parlamenti Evropian. Ajo informoi se dy delegacionet parlamentare do të diskutojnë këto ditë rreth zhvillimeve në vend, dhe se në fund do të dalin me një deklaratë dhe rekomandime të përbashkëta që do t’i përcillen institucioneve respektive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?