Presidenti shqiptar Ilir Meta në Tuz të Malit të ZI

Presidenti Meta vazhdon vizitën e suksesshme në Mal të Zit. Pasi u prit me nderime shtetrore nga Presidenti i Malit të Zi, kryetari i parlamentit dhe kryeministri malazez sot ai viziton Tuzin, zonë dhe tokë shqiptare në shtetin malazez.

Pas vizitës ai ka shkruar në Facebook:

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë”.

Në foto: Presidenti Meta në Tuz të Mali të Zi

Ndërsa dje u prit nga Presidenti Milo Gjukanoviç, nga kryetari i parlamentit Ivan Brajoviç  dhe kryeministri Dushko Markoviç.

Në foto: Presidenti Meta dhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ( Podgoricë)

Në foto: Presidenti Meta me kryetarin e parlamentit malazez, Ivan Brajoviç (Podgoricë)

Në foto: Presidenti Meta me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç (Podgoricë)

 

SHKARKO APP