Presidenti si boksier, Delvina: Populli me referendum, të vendosë fatin e tij
Avni Delvina njihet për grafikat e tij ironizuese, të cilat shpeshherë bëhen virale në rrjetet sociale. Grafika e radhës lidhet me situatën në të cilën ndodhet vendi. Përmes grafikut që e paraqet Presidentin e Shqipërisë si boksier, ai thotë se populli duhet të shfrytëzojë pozicionimin, nervin dhe ndarjen e mendjes së Kreut të Shtetit, Ilir Meta për referendum.
Postimi i plotë
Populli shqiptar duhet të shfrytëzojë pozicionimin, nervin dhe ndarjen e mendjes së Presidentit të Republikës Ilir Meta për referendum dhe të marri fatet e veta në dorë. Të jetë populli që të vendos fatin e tij dhe jo politikanët!