Presidenti sulmon hapur qeverisjen e Ramës për varfërinë dhe rendin

Nuk ka pritur shumë Kryetari i Shtetit Bujar Nishani dhe ka sulmuar mazhorancën. Për Reformën në Drejtësi, nuk është marrë mendimi i presidentit. Kështu deklaroi hapur Presidenti Nishani gjatë pritjes që zhvilloi me gazetarët në Pallatin e Brigadave.

Sipas tij kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse për të nxjerrë produktin më të mirë.

Ndërkohë ai vlerësoi mediat dhe gazetarët, duke thënë se pa ta demokiracia do gtë ishte e pamundur.

“Pa ju demokracia nuk është e mangët apo e papërsosur, por është e pamundur. Përmes vështirësish, suksesesh e dështimesh, duke masivizuar informacionin, duke nxitur debatin në çdo fushë, media shqiptare është tashëm një agregat i rëndësishëm që funksionon, që ka produktin e vet, bilancin e saj, historinë e vet, me të cilën mund të krenohet. Janë dashur mjetë që jo gjithmonë i keni patur, është kërkuar mirëkuptim që jo gjithmonë e keni pasur. Cilësia është rritur, përgjegjësia është shtuar”, tha Nishani.

Një tjetër çështje e përmendur nga Presidenti Nishani është emigracioni, dhe largimi i shqiptarëve jashtë vendit.

“Pse po ikin shqiptarët. Çfarë i detyron ata? Çfarë u ka vrarë shpresën për një të ardhme më të mirë? Janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga faktorët përgjegjës dhe marrjen e masave të menjëhershme. Shkak është situatë e vështirë, dhe niveli i sigurisë në vend”, u shpreh kreu i shtetit Nishani.

SHKARKO APP