Presidenti Thaçi i drejtohet ministrit të brendshëm: Mos guxo të arrestosh Pacollin!
Situata politike në Kosovë po nxehet shumë pas dekretit të Presidentit Thaçi për caktimin e një kryeministri tjetër, ndërkohë që VV nuk pranon dekretin dhe pret që populli të dalë në rrugë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveclës (ministër i brendshëm) ndaj deputetit të AKR, Behgjet Pacolli.
Thaçi ka thënë se kërcënimi i Svecles është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.
“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi
Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.
“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ishte Presidenti Thaçi para disa ditëve mori nga Shqipëria zotin Pacolli në makinën e tij duke kaluar kufirin shqiptar ilegalisht dhe e ktheu në Prishtinë, Behgjet Pacollin, në kundërshtimin me ligjin, pasi ai duhej të karantinohej 14 ditë. Ndaj ministri i brendshëm ka vendosur që ta arrestoj sapo Pacolli të dalë për në parlament pa kaluar 14 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

