Presidenti turk, Erdogan, vjen të enjten në Tiranë! Zbardhet agjenda

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e enjte.

Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajë edhe një konferencë shtypi të përbashkët.

Gjithashtu, mësohet se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdogan do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Presidenti turk ka planifikuar edhe një takim me Vuçiçin më 11 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?