Presidenti vlerëson bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri: Për merita të veçanta civile

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti për merita të veçanta civile. ”Për kontributin e vyer intelektual, artistik dhe njerëzor në promovimin e vlerave dhe traditave më të mira shqiptare, pasurisë etnokulturore dhe turizmit, duke lartësuar bukurinë tona natyrore, aftësitë krijuese dhe sidomos mikpritjen shqiptare”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë

Është në traditën tonë të respektojmë dhe të nderojmë miqtë e huaj të vërtetë e të sinqertë, sidomos ata që e konsiderojnë me shumë dashuri Shqipërinë, si shtëpinë e tyre.

Për kontributin e vyer intelektual, artistik dhe njerëzor në promovimin e vlerave dhe traditave më të mira shqiptare, pasurisë etnokulturore dhe turizmit, duke lartësuar bukurinë tona natyrore, aftësitë krijuese dhe sidomos mikpritjen shqiptare, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, zonjën Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri.

Mirënjohje përpjekjeve të saj për të forcuar ndjenjat vëllazërore mes dy popujve tanë.

SHKARKO APP