Presidenti Vuçiç: Jemi me Rusinë!

Presidenti serb deklaron hapur se do të jetë me Rusinë. Presidenti Aleksandër Vuçiç, në një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Bocan-Kharchenko, ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?