Presidenti Vuçiç thirrje NATO-s: “Na lejo dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Reagon Kurti: Ky do të ishte pushtim!
Serbia do i kërkojë NATO-s që të lejojë dërgimin e ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë, pas situatës së rëndë në veri të Kosovës. Presidenti serb Vuçiç ka pranuar realitetin, duke thënë se e di që nuk ka asnjë shans që kërkesa e tij të aprovohet nga KFOR-i.
“Kemi rënë dakord për një tekst, me të cilin, sipas rezolutës 1244, të dërgojmë një kërkesë për komandantin e KFOR-it për të lejuar dërgimin e anëtarëve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në territorin e Kosovës, në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurisë.
Kjo do të bëhet nga qeveria të hënën ose të martën. E përsëris, ne nuk kemi iluzione dhe e dimë që ata nuk do e pranojnë.
Do të gjejnë arsye të panumërta për të na thënë se nuk është e nevojshme dhe se ata e kanë situatën nën kontroll. Edhe pse, sigurisht, nuk kanë asnjë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne do të vijojmë të ndjekim rrugë të reja ligjore për të udhëhequr Serbinë në të ardhmen”, tha Vuçiç.
Me tej ai theksoi se Serbia do ti drejtohet NATO-s për leje që fus ushtrinë në Veri të Kosovës. Por kjo do të thotë pushtim.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Vuçiç. Edhe BE bëri deklaratë të ashpër kundër situatës së krijuar nga serbët në Veri të Kosovës.