Presidenti Zelensky: Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama

Presidenti ukraianas, Volodymyr Zelenskyy, bën të ditur se ditën e sotme ka zhvilluar  një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Twitter, presidenti ukrainas jep detaje në lidhje me bisedën.

Ai shprehet se folën për luftën kundër pushtuesve rusë, duke vlerësuar punën e përbashkët, ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët brenda OKB-së. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. StopRusia”, shkruan Zelensky.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?