Presidenti Zelensky telefonatë me Ramën: Kryeministri shqiptar, mik i madh i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. “Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?