Presidentit turk Erdogan i nis kontrollorë ajrorë, Edi Ramës

Presidenti turk Erodgan ka nisur me urgjencë kontrollorë turq për aeroportin e Rinasit për mikun e tij Edi rama.

Pas arrestimëve të kontrollorëve shqiptarë nga qeveria Rama dhe prokuroria e vendosur nën kontrollin e tij, kryeministri ka kërkuar ndihmën e palës turke, e cila duke patur si vasal Edi Ramën, ka marrë nën kontroll aeroportin e Rinasit.

Kjo që po ndodh ka ngjallur alarm dhe neveri nga Unioni Europian i Kontrollorëve dhe nga shërbimet sekrete euroatlantike, pasi tregon se qeveria shqiptare mbetet vasale e Presidentit turk, Erdogan.

Por jo vetëm kaq por ardhja e kontrollorëve turq në aeroportin e Shqipërisë prek Sigurinë Kombëtare. Qeveria duhej të gjente gjuhën e mirëkuptimit me kontrollorët shqiptarë e jo të përdoret gjuhën e forcës dhe arrestimet.

Edi Ramës i pëlqen stili autoritar i Presidentit turk dhe kjo mbetet e rrezikshme për shqiparët.

SHKARKO APP