Presidentja e Komisionit Europian mbërrin nesër në Tiranë, zbulohet axhenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e nesërme (e enjte), do të vizitojë Shqipërinë.

Sipas axhendës, Ursula von der Leyen do të mbërrijë në orën 14:30, ku do të pritet me një ceremoni mikpritje në aeroportin “Nënë Tereza”.

Më pas presidentja e KE-së do takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të presidentes së KE me kryeministrin.

Axhenda:

14.30-Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar ”Nënë Tereza”.

15.45-Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri.

16.30-Konferencë për shtyp mes Ramës dhe Ursula von der Leyen.

SHKARKO APP