Presidentja e Komisionit Europian, tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën vjen në Tiranë, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtë javë do ta nisë një turne në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e nis turin nga Shqipëria dhe e mbyll ë Kosovë.

Të enjtën, Ursula von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas, po të enjten do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiç.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?