Presidentja e re? Spartak Braho: Do të jetë Majlinda Bregu

Kush do të jetë presidenti i ri i vendit, tashmë që topin e ka vetë Partia Socialiste? Deri të shtunën do të dalin dy emra ku njërin e ka zbuluar Spartak Braho.

Ish-deputeti socialist thotë se do të jetë femër. Ndonëse nuk përmendi emër, Braho tha se është një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pjesë të strukturave euroatlantike.

Duket se Braho i referohet ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Por burime nga PS flasin se mund të jetë edhe Ina Rama, e cila ka qenë kryeprokurore Republike dhe me një staturë publike shumë korrekte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?