Presidentja Osmani i dorëzon nënshtetësinë: Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës
Siç edhe e kishte treguar, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimit të madh Ismail Kadare, dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Teksa ka postuar foto nga takimi me të, Osmani e uron ”Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës”.
”Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”,-shkruan Osmani në Facebook.