Presione ndaj elektoratit/Gjosha: Biznesi ka frikë, u vihen gjoba pas ikjes sonë

Deri më 25 prill, ”beteja” politike nuk do të jetë e lehtë. LSI-ja ka konstatuar qindra raste presioni ndaj elektoratit. Ish-ministrja e Intregrimit, njëherësh edhe kandidate për deputete në Tiranë, Klajda Gjosha, thotë se do t’ua paraqesë organeve përkatëse.

Sipas saj, prej muajsh ka qenë në terren dhe se ka konstatuar ”presion të madh ndaj elektoratit” sidomos ndaj punonjësve të administratës publike dhe sipërmarrjes private.

“[Elektorati?] Janë të frikësuar, mund t’ju them fare qartë se kanë një presion të jashtëzakonshëm për humbjen e vendeve të punës, biznesi ka frikë kur i trokasim në derë sepse pas ikjes sonë mjafton vetëm një orë dhe do të kenë tatimet te dera”,-tha Gjosha për ”Euronews Albania”.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse këto janë raste konkrete, të evidentuara dhe denoncuara publikisht, Gjosha tha se LSI-ja po bën listimin e të gjitha rasteve dhe do t’u paraqiten organeve përkatëse.

SHKARKO APP