Prestigjozja “The Huffington Post”, Meta do vizitoj Kongresin Amerikan

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Kongresit amerikan përpara vizitës së tij në SHBA. Kryeparlamentari garanton SHBA se do të qëndrojnë krah tyre në luftën ndaj terrorizmit.

Prestigjozja “The Huffington Post” ka zbardhur mesazhin e Ilir Metës drejtuar ligjvënësve amerikanë.

Pjesë nga mesazhi i Ilir Metës drejtuar Kongresit Amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një nder që të jesh në kryeqytetin e vendit tuaj, duke u përgatitur për të takuar shumë nga ju nga të dyja anët e këtij spektri, sikurse anëtarë të kësaj administrate si dhe miq të Shqipërisë brenda dhe jashtë qeverisë suaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë vij si lideri i organit parlamentar në një demokraci të pjekur shpejt, e cila është një mik i mirë dhe i besuar i Shteteve të Bashkuara. Një gjë e tillë do të ishte e pa mendueshme përpara rrëzimit të Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Jugosllavisë afro çerek shekulli më parë. Këtë pranverë ne festuam së bashku 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Falë mbështetjes së vendit tuaj të madh, ne kemi përshkuar një rrugë të gjatë dhe që prej vitit 2008 Shqipëria është antare e NATO-s. Ushtarët tanë qëndrojnë në anën tuaj në luftën kundër terrorizmit në Afganistan, Irak dhe në vende të tjera, vazhdon më tej Ilir Meta në letrën e tij.

Por, ndërkohë krahas krenarisë, ne duhet që të diskutojmë me urtësi dhe seriozitet, sfidat tona të përbashkëta. Vendi im dhe rajoni jonë janë duke vëzhguar një krizë humanitare dhe një katastrofë të mundshme në horizont. Dhe kur i them këto nuk flas në mënyrë figurative. Vala e emigrantëve të dëshpëruar dhe në nëvojë qëndron në horizontin tonë.

Është e vërtetë që ne kemi male të larta që shërbejnë si barriera të pjesshme për të penguar kalimin e tyre. Por edhe malet e larta nuk munden që t’a ndalojnë këtë valë. Ne nuk kemi as qëllime për të ndërtuar mure për t’i penguar ata.

Ne europianët dimë diçka në lidhje me muret. Ne e dimë se muret nuk mund t’i mbajnë njerëzit jashtë, por e dimë se ato mund t’i kthejmë shtetet pas. Muret nuk mund të dallojnë njerëzit e mirë nga ata të rrezikshmit, por qeveritë sigurisht që munden. Dhe muret, mjaftueshëm ironikisht, në fakt mundësojnë një ikje nga realiteti. Ato na lejojnë që të heqim dorë nga përgjegjësitë tona kolektive për njerëzimin dhe për njëri-tjetrin.

Por, cila duhet të jetë përgjigjia jonë? Lutja ime për ju, miqtë e mi parlamentarë, është që të kujtoni një shprehje të njohur amerikane; ‘le t’a përballojmë këngën së bashku’.

Shqipëria është e vendosur që të bashkpunojë nga afër me fqinjët e saj në rajon, me partnerët në Europë dhe me Shtetet e Bashkuara si dhe me shtete të tjera, për t’i dhënë përgjigjen më të mirë krizës së emigrantëve. Por le t’a bëjmë këtë me dashuri dhe bujari, ndërkohë që në të njëjtën kohë i japim përgjigjen e duhur. Në të kundërt, ne do të biem të gjithë, duke bërë të njëjtat gabime fatale së bashku.

Ne do t’i kapërcejmë këto kriza. Dhe përpara se t’a bëjmë, ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëjmë në të mirë të popujve tanë. Shqipëria ka një histori për të treguar, një histori shumë të bukur. Është një histori që tregon se si një shtet me shumicë myslimanësh shkon mjaft mirë me katolikët dhe ortodoksët, vazhdon letra e kryeparlamentarit Meta.

Ne si shqiptarë jemi krenarë për harmoninë tonë fetare. Sa vende të tjera me përbërjen tonë mund t’a thonë një gjë të tillë?

Ne kemi resurse të pashfrytëzuara duke filluar nga vetë njërëzit. Ata janë gati që të inspirohen dhe që të lëvizin përpara. Ata janë gati që të trajnohen dhe të vendosen për të krijuar kura për sëmundjet, të korra për masat si dhe makineri për progresin teknologjik.

Ky është edhe vendi ku partneriteti ynë del në skenë. Mund të jetë mjaft më përfitim për vendet tona nëse Shqipëria shënon një rritje dhe progres në një mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Ju keni biznese të vogla dhe të mëdha në zonat tuaja. Thuajuni kompanive, qofshin ato agrokulturore, infrastrukturore, telekomunikacioni ose atyre që kanë të bëjnë me sistemet bankare. Tregojuni për Shqipërinë!

Hajdeni të na vizitoni dhe do të shihni një shtet në lëvizje, i cili ka potencial për të lëvizur më shpejt përpara me më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit, më shumë kontribute në shoqërinë civile dhe më shumë zhvillim ekonomik, me Shtetet e Bashkuara si partner.

Lutja ime për ju është e qartë. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të rrijnë thjesht e lidhur me rajonin tonë. Ajo duhet të kthehet në liderin që të gjithë presim të jetë.

Disa prej nesh shpenzuan një pjesë të mirë të jetës në sisteme të turpshme të cilat na mohuan të drejtat themelore dhe lirinë. Edhe në ato ditë, në e kemi parë gjithmonë me admirim vendin tuaj dhe po, ndonjëherë edhe me pak zili.

Ne lutemi që Shtetet e Bashkuara të mbeten shteti i cili vijon të jetë feneri ndriçues për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ky është momenti më i keq që vendi juaj i madh të tërhiqet nga përgjegjësia globale thekson Ilir Metra në letrën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?