Pretestë e 2 prillit në Shkodër, Basha: Pranvera e shpresës nis me shporrjen Rama-Meta

Partia Demokratike ka kujtuar sot 2 prillit në Shkodër, ku në protestën e 24 viteve më parë kundër ish-pushtetit komunist, mbetën të vrarë katër të rinj shkodranë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në këtë datë ka mbajtur protestën e radhës në  Shkodër nga ku tha se nga ky qytet do të nisë pranvera e shpresës. – “Sa herë jam këtu mes jush është sikur vij për herë të parë. Kur je në këtë shesh në 2 prill nuk mund të krahasosh emocionet. Po ndërronim katër heronjtë e 2 prillit. Sot jemi të gjithë shkodranë, për të filluar pranverën e shpresës dhe të shporrjes së Ilir Metës dhe Edi Ramës.  Në këto protesta mijëra qytetarë janë bashkuar kundër qeverisë Rama-Meta, kundër qeverisë së ngritur mbi krimin”, deklaroi Basha.  Shkodra dhe shkodranët do të jenë në ballë, – u shpreh Basha, –  kundër ngritjes se krimit nëse sistem nga oligarkia Rama­-Meta. –“Fitorja e Shkodrës e shqiptareve është me afër se kurrë. Dëshmoret e demokracisë janë frymëzimi ynë”, theksoi më tej kreu i opozitës.  Gjithashtu Basha u shpreh se kjo mazhorancë është trashëgimtare e bllokut enverist.   Ishte hera e parë që Partia Demokratike e përkujton demonstratën e përgjakshme të 2 prillit të vitit 1991, në Shkodër me protesta dhe jo me aktivitete dhe ceremoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?