Prezantimi i edicionit të 4-të e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: Kemi rritur buxhetin për kulturën

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën e Krijimtarinë. Rama tha se kanë mbështetur kulturën duke rritur buxhetin. Kryeministri nënvizoi edhe se po ashtu do të ketë edhe një stimulim sa i përket edukimit të menaxherëve të kulturës.
”Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional.
Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës. Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja”– tha Rama.