Prezantohet ambasadori i ri amerikan: Politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë nuk ndryshon

Ambasadori i ri amerikan, Donald Lu ka prezantuar sot publikisht veten e tij, duke folur edhe mbi prioritetet e punës së tij në Shqipëri.

“Gjatë kohës që mësova shqip, – tha Lu, – më lini t’ju tregoj pak për veten dhe familjen time dhe pastaj do të flas për prioritetet e Uashingtonit për Shqipërinë", iu drejtua ai gazetarëve.

Duke rrëfyer së pari se është rritur në një qytet bregdetar në jug të Kalifornisë, që është i njohur në Amerikë si qyteti i serfit.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ky qytet është multietnik ku shumë njerëz, edhe nga Shqipëria, vijnë për të gjetur mundësi të reja për veten dhe familjet e tyre. Babi im erdhi nga Kina; ai ishte një inxhinier i sukseshëm dhe kishte hobi makinat e vjetra. Nëna ishte lindur në atë qytet nga prindër, gjithashtu emigrantë. Pasi mbaroi universitetin, ajo u bë presidente e një kompanie. Prindërit kursyen paratë e tyre për të na dhënë arsim të mirë. E gjithë familja ime jeton në Kaliforni. Kurse bashkëshortja ime e dashur është me mua këtu dhe është specialiste e shëndetit publik. Ne kemi dy fëmijë: Allia, 9 vjeçe dhe Kip, 13 vjeç, që janë super të zgjuar dhe shumë të lumtur që janë në Shqipëri", shpjegoi Lu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shtuar se prioritetet e tij janë integrimi I Shqipërisë në BE, forcimi në NATO dhe institucionet demokratike

"Marrja e statusit kandidat është një arritje e pamatë, për të cilën shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë. Ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në NATO dhe BE. Kjo mbështetje është nxitje përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të jeni të sigurtë se ne do të jemi miq të të gjithë shqiptarëve, – tha Lu. – Ambasadorët ndryshojnë, por politika amerikane nuk ndryshon”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?