Prezantohet ambasadori i ri, Meta vlerëson mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik

Ambasadori i ri i Norvegjisë Jens Erik Grondahl i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Ilir Meta, në një takim ku kreu i shtetit shqiptar vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta prit sot në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

SHKARKO APP