Prezantuesja bukuroshe tregon kur donin ta rrëmbenin

Bukuroshja e ekranit Lei Kraja ka treguar një histori të rrezikshme. Ajo e rrëfeu tek “Natën me Aulonën”.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, ka thënë Lei.

Më pas e pyetur nga Aulona se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj: “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?