Primaret në PD, shtyhet për herë të dytë afati për kandidatët

Për herë të dytë Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë deri më 12 nëntor afatin për  kandidim për Primare, të cilat do të nxjerrin përfaqësuesin e kësaj force në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Afati është shtyrë në të gjitha degët e Partisë Demokratike, ndërkohë që përjashtim bën dega e Tiranës e cila i ka caktuar 7 kandidatë që do të garojnë për të fituar nominimin në radhët e demokratët.

Për këtë arsye, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale u ka kërkuar kryesive të degëve që të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi.

SHKARKO APP