Primaret në tre qytete të mëdha, del udhëzimi i PD-së: Afati i fundit është 6 nëntori
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primaret në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00 në selinë qendrore të PD. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kalojë kryesisë e PDSH-së për vlerësimin e kandidaturave.
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar më 18 tetor kalendarin e primareve. Kandidatet zyrtarë të Berishës do të dalin 5 muaj para zgjedhjeve lokale.
Në 18 deri 6 nëntor, do të ketë negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primaret.
Në 6-13 nëntor, Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare. Në 13 nëntor deri datë 27, fushata e primareve dhe në 4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin.