Primaret për Tiranën, 5 kandidatët që do votohen nga anëtarësia dhe simpatizantët

Partia Demokratike do të përfshihet në ditët në vijim nën “ethet” e primareve për të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Do të jenë të paktën pesë kandidatët që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin, që do të jetë përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës.

Kandidati i parë që ka dalë tashmë edhe publikisht është anëtari i Këshillit Kombëtar, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. Një tjetër emër i përfolur është edhe Belind Këlliçi. Ndonëse nuk është lakuar shumë në media dhe ende nuk është artikuluar si Alimehmeti, Këlliçi është duke punuar ngushtësisht me strukturat e PD-së.

Edhe deputeti Agron Shehaj është lakuar në qarqet mediatike si kandidat. Një tjetër emër i përfolur, që edhe vetë nuk e ka fshehur ambicien për të kandidatuar nga Partia Demokratike në 14 maj në Tiranë është Gerti Bogdani. Fatbardh Kadilli dhe aktori Julian Deda e kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e primareve.

Por të gjithë i ha Erion Veliaj, përjashtuar Ilir Alimehmetin.

SHKARKO APP