Princi i Iranit në mërgim thotë se është gati ta çojë vendin në demokraci

Djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit e ofroi sot veten si udhëheqës të përkohshëm për të marrë drejtimin e vendit gjatë kalimit nga diktatura.

Reza Pahlavi, të cilin mbështetësit e quajnë “Princi i Kurorës së Iranit”, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të largojë regjimin teokratik të Ajatollah Ali Khamenei.

Ai tha se po krijon një “platformë të sigurt” për disidentët dhe kundërshtarët e brendshëm të regjimit, që të bashkërendojnë përpjekjet për përmbysjen e diktaturës dhe vendosjen e vendit në një rrugë drejt një të ardhmeje “të lirë dhe demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi një popull krenar, i lashtë dhe i qëndrueshëm,” u tha Pahlavi gazetarëve në një konferencë për shtyp në Paris të hënën. “Për bashkatdhetarët e mi: Ky është momenti ynë. Unë jam me ju. Le ta ndërtojmë së bashku këtë Iran të ri.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam këtu sot për t’iu paraqitur bashkatdhetarëve të mi, që t’i udhëheq në këtë rrugë paqeje.” u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?