Princi i Maltës në Tiranë: 20 vjet miqësi, do të vazhdojmë ta përforcojmë

Shqipëria dhe Malta mbushin sot, 20 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet tyre. Pikërisht për të kujtuar këtë datë dhe për të intensifikuar marrëdhënien ndërmjet dy vendeveve, në Shqipëri ka ardhur për një vizitë, Princi i Maltës, Fra’ Matthew Festing, i cili është pritur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Nishani që në krye i shprehu Princit, mirënjohjen për kontributin që ka dhënë Malta në Shqipëri dhe i uroi, qëndrim të këndshëm gjatë vizitës.

Nga ana e tij, Fra’ Matthew Festing bëri të qartë se “vizita ime përkon me 20-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, që u vendosën në 1994. Ndaj, dua të shpreh aspiratën time për të intensifikuar marrëdhëniet tona. Që nga viti 1995, projekte të rëndësishme sociale dhe shëndetësore janë zbatuar nga Organizata e Ndihmës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri, që tani numëron 200 vullnetarë. Ajo shërben për dhënien e ndihmës së shpejtë, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ngritur kopshte për fëmijët kampe veriore për ta.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?